LSDM në tre vitet e kaluara vazhdimisht ka treguar se çfarë do të thotë kujdes i vërtet për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, nga ana tjetër VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminel, porositi sot Jovan Mitreski, nga Koalicioni Mundemi, e udhëhequr nga LSDM.
“LSDM këto tri vite vazhdimisht tregon se çfarë do të thotë kujdes për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminel. Në vend që tu ndihmojnë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, VMRO-DPMNE 11 vite ka manipuluar me ndihmën sociale, e ka mbajtur në minimum të padenjë dhe e ka keqpërdorur për qëllime partiake parazgjedhore”, deklaroi Jovan Mitreski nga koalicioni “Mundemi”.
