Miteva nga VMRO-DPMNE e akuzon pushtetin: Me qasje të turpshme organizon ceremoni nga transporti i të ndjerëve

TË FUNDIT

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva akuzon se pushteti me qasje çnjerëzore dhe të turpshme organizon ceremoni duke e transmetuar drejtpërdrejt transportin e të ndjerëve.

Siç thotë ajo, pushteti po bën vetë-promovim në rrjetet sociale, sidomos këshilltari i Zaevit për marrëdhënie me publikun, Zabërçanec, i cili në Fejsbuk shkroi – së shpejti do të kyçemi drejtpërdrejt.

“Kjo është e pahijshme. Në një moment kaq të tmerrshëm nuk duhet të mendohet për promovim, por nevojitet përgjegjësi. Nuk ka asnjë përgjigje për aksidentin me autobus, ende po tentojnë ta mbajnë pushtetin përmes koalicionit të tyre të paaftë, kurse autoritetet bullgare tashmë i dhanë informacionet e para pas hetimit që është zbatuar”, tha Miteva, transmeton TV21.