Mishel: Është i nevojshëm avancim në dialogun Prishtinë-Beograd

TË FUNDIT

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, sot në mëngjes ka realizuar takim me kryeministrin e Kosovës, Avdulla Hoti, për të cilin kjo është vizita e tij zyrtare në Bruksel dhe BE.

Rifillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit ishte tema kryesore e bisedës, por edhe avancimi i Kosovës ndaj BE-së, nga çka varet “kredibiliteti i angazhimit” të dy palëve.

“E theksova nevojën urgjente për avancim në Dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Emërimi i fundit i përfaqësuesit special të BE-së, Mirosllav Lajçal për Dialogun e ilustron fokusin e BE-së ndaj këtij dialogu, rifillimi i të cilit është planifikuar tani për në korrik të vitit 2020 në Bruksel”, kumtuan nga kabineti i Mishelit.

Në takim u bë përmend edhe aktakuza e gjykatës së Hagës kundër Hashim Thaçit, por BE-ja refuzon të komentojë përveç që ta theksojë nevojën që procesi të zhvillohet në mënyrë të pavarur pa ndikimin nga jashtë./MIA