Brendi luksoz italian me traditë të gjatë për modën e grave, Luisa Spagnoli, sjell elegancë të shkëlqyer dhe cilësi, duke u ofruar të gjitha grave pjesë veshjesh pa kohë që theksojnë sofistikimin e tyre.

Pas këtij brendi prestigjioz qëndron emri i italianes Luisa Spagnoli, vizionare dhe sipërmarrëse, e cila me shpirtin e saj inovativ la një gjurmë të thellë në historinë e modës.
E lindur në Perugia, Itali, më 30 tetor 1877, Luisa posedonte një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe ambicie, duke krijuar dy kompani të mëdha: Fabrika e famshme e çokollatës Perugina dhe shtëpia e modës që mban emrin e saj, Luisa Spagnoli.

Si një pioniere e sipërmarrjes femërore, ajo gjithmonë ishte përpara kohës së saj, duke krijuar jo vetëm kompani të suksesshme, por edhe duke hapur rrugën për përfshirjen e grave në sektorin industrial në Itali.
Pas vdekjes së saj në vitin 1935, djali i saj Mario mori kompaninë dhe e zgjeroi ndërkombëtarisht, duke mbetur besnik ndaj cilësisë së lartë dhe elegancës që karakterizojnë këtë brend. Dyqani i pare i Luisa Spagnoli u hap në Perugia në vitin 1940, pasuar nga Firence, Roma, Milano dhe Venecia.

Dyqani i parë i Luisa Spagnoli në Perugia
Nën drejtimin e familjes Spagnoli, brendi vazhdoi të rritet, duke u bërë sinonim i stilit dhe elegances italiane.
Sot, brendi drejtohet nga gjenerata e katërt e familjes, nën drejtimin e mbesës Nicoletta Spagnoli, e cila solli një qasje moderne ndaj estetikës klasike.
Me stilin e saj unik, Luisa Spagnoli është bërë simbol i “luksi të përditshëm”, duke kombinuar material me cilësi të lartë dhe punë dore me çmime të arritshme.

Pjesë nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024
Që nga viti 2021, brendi merr pjesë në Javën Zyrtare të Modës të Dhomës Kombëtare të Modës Italiane, duke konfirmuar vendin e tij mes shtëpive kryesore të modës në botë. Sot, brendi plotëson nevojat e gruas moderne, duke ofruar elegancë për çdo rast përmes koleksioneve të tij.

Dyqani i Luisa Spagnoli në Shkup
Ju ftojmë të vizitoni dyqanin e sapohapur të Luisa Spagnoli në Shkup, i vendosur në katin e parë në Ramstore Mall.
Hapësira është projektuar nga një ekip arkitektësh italianë, të cilët kanë përmbledhur esencën e minimalizmit dhe elegancës, duke krijuar një hapësirë që është e gjerë, e ndritshme dhe sofistikuar.

Dyqani i Luisa Spagnoli në Shkup
Në dyqanin e Luisa Spagnoli, gratë do të mund të gjejnë pjesë veshjesh unike të punuara me materiale me cilësi të lartë, të përzgjedhura me kujdes për të plotësuar shijen e çdo gruaje me stil të formuar.

Pjesë nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për raste formale, stil biznesi apo kombinime për përditshmëri, Luisa Spagnoli gjithmonë do t’ju ndihmojë të dukeni elegante dhe me vetëbesim.

Pjesë nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024
Stafi ynë profesional dhe i trajnuar me kujdes është këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni kombinimin e përsosur dhe do të kujdeset që të gjeni veshjen e duhur për çdo rast, me qëllim që të dukeni rrezatues dhe unike.

Pjesë nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024
Së shpejti, në Ramstore Mall, Luisa Spagnoli do t’i bashkohen edhe brende të tjera të njohura dhe prestigjioze botërore, të cilat do të pasurojnë përvojën tuaj të modës dhe do të kënaqin të gjithë dashamirësit e luksit dhe elegancës.
Përgatituni për më shumë pjesë unike dhe ekskluzive, që do t’ju mahnisin në shikim të parë.
Lejoni vetes të bëheni pjesë e elegancës italiane dhe trendeve bashkëkohore.
Mirësevini në botën e Luisa Spagnoli!
