Rregullatori shëndetësor kubanez e miratoi vaksinën e dytë të zhvilluar në vend kundër Kovid-19 për fazën e fundit të ekzaminimeve klinike.
Vaksina quhet Abdala dhe është emëruar sipas poemës së heroit kombëtar kubanez Hoze Marti. Vaksina, si edhe vaksina e pare e zhvilluar në vend Soberana 2 është drejtuar ndaj proteinës gjembore të virusit korona.
Autoritet kërkojnë 48.000 vullnetarë të moshës prej 18 deri 80 vjeç që ta testojnë vaksinën e re. Testet do të përfundojnë në qershor, ndërsa rezultatet e para do të publikohen në gusht.
Shteti ishullor ka regjistruar 600-1000 raste të reja në ditë, shumë më tepër se disa raste të reja para një viti. Nga fillimi I pandemisë Kuba ka regjistruar më shumë se 64.000 raste të infeksionit dhe mbi 380 raste të vdekjeve.
