Miratohet raporti për shkarkimin e Ilir Metës!

TË FUNDIT

Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetmimor për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

104 deputetë votuan pro raportit të Komisionit Hetimor “Meta”, 7 të tjerë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 1 votë ishte e pavlefshme.

Pas votimit të raportit, tashmë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po votojnë me kuti, një për një, pro ose kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Në rast të shkarkimit, Meta do të bëhej Presidenti i parë në historinë e shtetit shqiptar që shkarkohet.