Minsk 2019: Boksierja Donjeta Sadiku u eliminua

TË FUNDIT

Sadiku pësoi humbje nga danezja Ditte Frostholm

Boksierja e njohur kosovare, Donjeta Sadiku u eliminua nga Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019. Ajo pësoi humbje nga danezja Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0.

Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar.

Përveç Donjetës, edhe boksieri Shpëtim Bajoku pësoi humbje në Lojërat Evropiane. Shpëtim Bajoku pësoi humbje në rrethin e parë të garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ai u mposht nga izraeliti Ahmad Shtiwi, me rezultat 4:1 pas vendimit të gjyqtarëve./21Media

The post Minsk 2019: Boksierja Donjeta Sadiku u eliminua appeared first on RTV21.