Array

Minoritarët grekë e braktisin Ramën

Must Read

169 shkolla i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara të shkollave...

Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani me koronavirusin e ri janë infektuar 31,628,296...

​Zyrtare, Edon Zhegrova nënshkruan me Bazelin

Edon Zhegrova do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Bazel. Lajmi...
- Advertisement -

Koalicioni i majtë nuk do të ketë pjesë të tij në zgjedhjet vendore partinë e drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, PBDNJ-në. Pas negociatave të përditshme mes tij dhe nënkryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla, i mandatuar për të bindur aleatët, nuk është arritur marrëveshja për bashkëpunimin së bashku në koalicionin që deri më tani numëron 41 parti të majta për vendoret e 21 qershorit. Edhe pse e majta kishte lënë në dispozicion të kësaj partie dy bashki minoritare, Dropullin dhe Finiqin, duket se kjo ofertë nuk ka plotësuar kërkesat e Dules për të qenë bashkë në një koalicion. Kërkesa e tij për mbështetjen në Himarë, ku PS-ja ka zyrtarizuar kandidatin e saj, ka qenë edhe një nga arsyet e mungesës së bashkëpunimit. Kjo ka bërë që PBDNJ-ja do të garojë me kandidatët e saj pikërisht në këto zona ku mendon se mbështetja e minoritarëve grekë është e madhe për të arritur, kështu që të mund të zgjedhë ndoshta edhe një kryetar bashkie. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në përfundim të komunikimit me forcat e tjera politike, aleate dhe jo vetëm, ju komunikon vendimin se në zgjedhjet administrative të 21 qershorit do të kandidojë e vetme, jashtë koalicioneve të mazhorancës dhe opozitës. Synimi është prania elektorale e PBDNJ-së në 100% të njësive administrative të paktën në nivel këshilli”, tha përfaqësuesja e kësaj partie në një deklaratë të djeshme për shtyp. Por duke iu referuar zonave përkatëse, PBDNJ-ja do të shpallë ditën e shtunë listën e zonave, si dhe emrave që kjo parti do të zyrtarizojë si kandidatë për drejtues të bashkive. Ky zyrtarizim pritet që të bëhet pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, OMONIA. Gjithsesi, përfaqësuesja e PBDNJ-së, në emër të kësaj partie, deklaroi se mbetet ende ideja se mund të ketë bashkëpunime me forca të tjera politike, pa përjashtuar këtu demokratët për bashki të veçanta. “Deri në përfundimin e afateve ligjore, PBDNJ-ja do të ndjekë nga afër situatat lokale në bashki të veçanta për të evidentuar mundësi të ndryshme bashkëpunimi me forca të tjera politike”, përfundon deklarata në emër të PBDNJ-së. Në lidhje me këtë largim të PBDNJ-së nga koalicioni i majtë, nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, sqaroi edhe arsyet e mosarritjes së një bashkëpunimi mes dy forcave politike. “Më lejoni t’ju informoj që kontaktet vazhdojnë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është një parti themeluese e Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e fundit qendrore. Por duhet të kemi vlerësimin që zgjedhjet vendore kanë sensibilitete të ndryshme nga sensibilitetet e përbashkëta që bashkojnë koalicionet zgjedhore në nivel qendror. Të thëna këto, deklaroj se edhe me PBDNJ-në kemi gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal”, tha Balla.

- Advertisement -

169 shkolla i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara të shkollave për organizimin e mësimit me...

Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani me koronavirusin e ri janë infektuar 31,628,296 njerëz. Prej tyre, 971,782 pacientë...

​Zyrtare, Edon Zhegrova nënshkruan me Bazelin

Edon Zhegrova do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Bazel. Lajmi është konfirmuar para pak minutash...

“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta ndihmojë me deputetë

https://youtu.be/7eyhebHnNfQ Lëvizja Besa po synon që të ketë grupin e saj parlamentar, por tani për tani nuk...

Qëndrime të ndara për punësimet etnike, Bekteshi apelon: Politikanët ta lexojnë programin qeveritar

https://youtu.be/RWxYhMT3nvo Pas prezantimit të projekteve për katër vitet e ardhshme, theksi kryesor në konferencën për media të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -