Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiq, ministrja e Dialogut e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri po merr pjesë në konferencën rajonale të ministrave në Budvë të Malit të Zi.
Konferenca me temën “Bashkëpunimi në mes të shtetit dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian”, është organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të po këtij shteti.
