Ministrja Shahpaska me drejtorët e kopshteve në prag të hapjes së tyre më 9 shtator

Must Read

1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të...

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me...
- Advertisement -

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me përfaqësues nga MPPS, sot u takua me drejtorët e Institucioneve publike për përkujdesje të fëmijëve-kopshteve, në nivel të tërë vendit, në prag të hapjes së tyre më 9 shtator.

“Në bazë të analizave të bëra dhe vlerësimit të rreziqeve, nga ana e MSH dhe analizave dhe të dhënave të MPPS-së, Qeveria e RMV-së, solli vendim se kopshtet mund të fillojnë me punë, duke i respektuar protokollet dhe algoritmin i cili saktësisht parasheh rregulla të cilat duhet të respektohen në mënyrë rigoroze me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve dhe të punësuarve në kopshte”, theksoi Shahpaska.

- Advertisement -

Ministrja Shahpaska theksoi se, sipas të dhënave të marra nga kopshtet, 29.000 fëmijë janë regjistruar në to. Në pajtim me protokollet, mund të bëhet pranimi i rreth 19.000 fëmijëve, ndërsa deri më tani janë paraqitur nga ana e prindërve se do të vizitojnë kopshtet rreth 14.500 fëmijë.

Me atë rast prioritet do të kenë prindërit e vetëm dhe njëri prej dy prindërve të punësuar të cilët nuk mund t’i kryejnë obligimet e punës nga shtëpia dhe do të parashtrojnë vërtetim adekuat.

- Advertisement -

“Lidhur me pyetjet për mungesë të kuadrit apo hapësirës, Komunat janë ato të cilat duhet ta menaxhojnë problemin dhe të gjejnë zgjidhje, në pajtim me konkludimin e miratuar në Mbledhjen e parë të Qeverisë të RMV-së, të mbajtur më 1 shtator”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Nga Ministria informojnë se nga ana e drejtorëve të Institucioneve publike për përkujdesje të fëmijëve, janë cekur disa dilema të caktuara, për të cilat përmes diskutimit të hapur u miratuan konkludime të caktuara dhe janë spastruar një numër i madh i pyetjesh dhe paqartësish.

- Advertisement -

“Siguria e fëmijëve është prioritet, ndërsa në pajtim me Protokollet e miratuara dhe Algoritmin e bërë në bazë të analizave dhe vlerësimeve të hollësishme kopshtet janë të përgatitura të fillojnë me punë më 9 shtator për përkujdesje të fëmijëve në institucione”, thonë nga MPPS.

- Advertisement -

1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19...

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60 vjet, tregojnë rezultatet e analizave...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -