Një tjetër ministre në qeverinë e Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Siç dhe njoftoi personalisht në profilin e saj në Fejsbuk, pozitive me virusin është Anila Denaj, ministrja e Financave.
“Të dashur miq, pas testimit për KOVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, ka shkruar Denaj.
Ky është rasti i tretë i një anëtari të infektuar të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Pozitive me Kovid-19 janë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Baluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Për shkak të situatës së dobët epidemiologjike, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit, nga nata e kaluar deri në tre javët e ardhshme, Komiteti i ekspertëve e vendosi orën policore nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Kush nuk e respekton dënohet me 80 euro.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi dje se janë regjistruar 507 të sapoinfektuar, 140 të shëruar dhe 11 raste të vdekjes në 24 orët e fundit.
