Ministria për Sistem Politik shpërngulet në objekt të ri

TË FUNDIT

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive këto ditë do të shpërngulet në objekt të ri, informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Hoxha theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje hapësinore gjegjësisht për zyra të të punësuarve në këtë Ministri, por në këtë objekt, nënvizoi, në pronësi të Qeverisë, do të vendoset edhe Inspektorati për Përdorim të Gjuhëve dhe institucione të tjera.

Zëdhënësi Hoxha në pyetjen se sa kushton objekti i ri, potencoi se për momentin nuk mund të precizojë për vlerën.

“Me zgjidhjen hapësinore të punësuarit në Ministrinë e Sistemit Politik, do të mund të funksionojnë më lehtë, të realizohet programi dhe angazhimi i tyre dhe do të jenë në dispozicion dhe shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.