Ministria kumton rezultatet për njërin udhëtar që u kthye nga Zanzibari

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar rezultatet e analizave për njërin nga udhëtarët që u kthye në Maqedoninë e Veriut nga Zanzibari i Afrikës.

Është konstatuar se ai është infektuar me variantin britanik të Covid-19.

“Sipas analizave të MANU-s, në strishon e pacientit i cili para disa ditësh është kthyer nga Zanzibari, është detektuar prani e variantit britanik të virusit SarsCov2”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Sa i takon udhëtarit tjetër, analizat do të bëhen gjatë ditës së nesërme. Edhe ky udhëtar erdhi nga Zanzibari dhe është i infektuar me Covid-19, analizat po bëhen për të parë se me cilin lloj të virusit është i infektuar./TV21

TË NGJAJSHME