Ministria i realizon kontaktet për vaksinat, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit Stevo Pendarovski.

Thotë, se Ministria e Shëndetësisë i ka kryer të gjitha komunikimet për vaksinat.

“Ne i bëjmë kontaktet që nga viti i kaluar si ministri e Shëndetësisë, përmes Kovaks, në mënyrë të drejtpërdrejt”, tha Filipçe.

Duke folur për kontaktet që i ka realizuar Pendarovski, Filipçe tha: rezultati është zero.

Nuk ndjen përgjegjësi për vonesën e vaksinave, pasi siç thotë, Ministria ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinat.