Ministria e Shëndetësisë: Të respektohen protokollet e miratuara për punë në plazhe dhe pishina

Must Read

Uka Aliti: Dy veturat e EVN-së u dogjën njëra pas tjetrës pas mesnate

Për djegien e veturave të EVN-së, në vendngjarje ka folur edhe shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në...

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar...

Duke marrë parasysh numrin e rritur të vizitorëve në vendet turistike në shtet, Ministria e Shëndetësisë përmes kumtesës apelon që të respektohen protokollet e miratuara nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilat kanë të bëjnë me punën e pishinave dhe plazheve gjatë pandemisë me Kovid-19, si nga ana e vizitorëve, ashtu edhe nga ana e të punësuarve.

- Advertisement -

Rekomandimet, siç thuhet, përfshijnë rregulla të sjelljes në plazhe, të cilat kanë të bëjnë me të gjithë personat e punësuar dhe vizitorëve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale në fytyrë, e cila i mbulon pjesën e hundës dhe gojës, vende të qasshme dhe të dukshme për mjete për dezinfektim të duarve, distancë fizike prej 1,5 deri 2 metra, përfshirë edhe gjatë qëndrimit në ujë, si dhe kufizimin e numrin e vizitorëve në plazh, në pajtim me madhësinë e sipërfaqes, respektivisht maksimum 15 vizitorë në 100 m² neto sipërfaqe.

Në pajtim me protokollin për punë në plazhe, gjatë pandemisë me Kovid-19, përveç respektimit të obliguar të masave themelore parandaluese: mbajtja e mbrojtjes personale të fytyrës, mbajtja e distancës fizike prej 2 metrave, larje e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, ose me mjete për dezinfektim, parashikohet edhe pastrim i rregullt dhe dezinfektim i rrethinës së plazheve dhe informim i saktë dhe i dukshëm i vizitorëve me material informativo-edukativ, lidhur me respektimin e masave themelore parandaluese dhe mënyren e sjelljes, dhe informim tonik për respektim të rekomandimeve”, potencojnë nga Ministria.

- Advertisement -

Në plazhe, siç thuhet, është e obligueshme që mes çadrave të vendosura të sigurohet distancë minimale prej katër metrave, ndërsa distancë prej 1,5 deri 2 metra mes shazlloneve të vendosura nën çadrat fqinje. Shazllonet në mënyrë të obliguar të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të çdo vizitori, ndërsa çdo person në mënyrë të obliguar të vendos peshqir në shazllonin para se ta përdorë.

- Advertisement -

Ndalohen sportet në grupe (si volejboll në plazh), dhe është i obliguar përcaktimi i personave, të cilët do ta kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave. Për shfrytëzimin e shërbimeve hotelierike rekomandohet respektimi i protokollit për veprimtari në hotelierinë në kushte të pandemisë me Kovid-19.

Lidhur me punën dhe funksionimin e pishinave, në protokollin për punë të pishinave në kohë të pandemisë me Kovid-19, krahas respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, u konfirmua  që para sporteleve për shitje të biletave, të shënohet distancë (vend për pritje) prej 1,5 deri 2 metra, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

  • Tags
  • 3
- Advertisement -

Latest News

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar janë B.S 22 vjeç dhe...

Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

https://www.youtube.com/watch?v=-ywSxWeMJ28&feature=youtu.be E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në bisedime për të arritur shumicën...

Kapen 10 emigrantë ilegal, ishin fshehur në një kamion transportues nga Tetova

https://youtu.be/cC08DnE97Js Doganieri i doganës së Tetovës duke bërë kontrollin rutinë në kamionët të cilët kishin ardhur për...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com