Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ekipet e Batalionit të Forcave Speciale kanë konfirmuar vlerësimin “Të gatshëm për mision” pas rivlerësimit sipas standardeve të NATO SOFEVAL, përcjell TV21. Vlerësimi u realizua në kuadër të stërvitjes “Trojan Footprint 26” në Greqi, ku njësia “Ujqërit Maqedonas” demonstroi nivel të lartë të gatishmërisë dhe profesionalizmit në kryerjen e detyrave të saj.
“Ekipet e Batalionit të Forcave Speciale, të cilave iu bë rivlerësim sipas standardeve NATO SOFEVAL, konfirmuan vlerësimin “Të gatshëm për mision”. “Ujqërit e Maqedonisë”, në vlerësimin e realizuar në kuadër të stërvitjes “Trojan Footprint 26” në Republikën e Greqisë, konfirmuan nivelin e lartë të gatishmërisë dhe trajnimet profesionale që posedon kjo njësi në kryerjen e detyrave të misionit të saj”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
