Ministria e Jashtme i hapi dyert për qytetarët

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme sot nga ora 11 deri në ora 17 i ka hapur dyert për qytetarët. Të gjithë të interesuarit mund të vijnë në hapësirat e ministrisë dhe të paraqesin vërejtjet e tyre, propozimet dhe idetë para ministrit Bujar Osmani dhe të punësuarve tjerë.

“Për herë të parë, ministria i ka hapur dyert për qytetarët, por edhe pjesëtarët e diasporës që në këto muaj të verës, tradicionalisht vijnë për vizitë në vendin e tyre. Jam takuar me njerëz të kategorive të ndryshme ku kam biseduar në tema të ndryshme. Të gjithë ata kanë parashikime të tyre dhe çdo këshill e tyre ka qenë e vlefshme të dëgjohet. Në fakt, këshillat më të mira arrijnë nga njerëz që përballen me probleme reale”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Shefi i diplomacisë ka thënë se bëhen përpjekje maksimale që t’u dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve tanë që të bëhen më të kapshëm shërbimet konsullore, ndërsa shërbimet dhe ambasadat të jenë në krye të detyrës me qëllim plotësimin e kërkesave të qytetarëve.