Ministria e Financave: Rritje e të ardhurave në buxhetin e Maqedonisë

TË FUNDIT

Në tre muajt e parë të vitit 2026, buxheti shënon realizim të qëndrueshëm dhe rritje të të ardhurave, që tregon përmirësim në mbledhjen e të ardhurave, thonë nga Ministria e Financave, përcjell TV21. Ata ndanë edhe shifra, sipas të cilave të ardhurat totale në buxhet arritën 81,2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 5,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të ardhurat totale nga taksat janë rritur për 4,7%, ku rritja më e lartë shihet te Tatimi mbi fitimin me 23,6% dhe Tatimi mbi të ardhurat personale me 12,3%. Kthimi i TVSH-së është rritur për 17,3%, ose gjithsej 12 miliardë denarë janë kthyer në ekonomi.

Po ashtu, të ardhurat nga taksat doganore janë më të larta për 9,1%. Nga ana e shpenzimeve, shpenzimet totale arrijnë 106,3 miliardë denarë, që përfaqëson një rritje prej 18,4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.