Ministria e Financave: “FMN vlerëson përpjekjet e Qeverisë”

TË FUNDIT

Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzon përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin fiskal dhe uljen e deficitit buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së në vitin 2026, njofton Ministria e Financave duke iu referuar raportit të publikuar nga FMN pas misionit të rregullt të zhvilluar gjatë dy javëve të fundit.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet:

FMN pret që shoku i çmimeve të energjisë, i shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, të ndikojë në rritje dhe të ngadalësojë aktivitetin ekonomik, duke mbajtur inflacionin në nivel më të lartë për një kohë të gjatë. Projekton që rritja reale e PBB-së të ngadalësohet në 3,1 për qind në vitin 2026 dhe të afrohet me potencialin e vlerësuar prej 3 për qind në mes afat. Sipas FMN, zbatimi më i fuqishëm i reformave mund të ketë ndikim pozitiv mbi perspektivat e rritjes.