Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike në kuadër të Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase.
Janë shpallur thirrjet publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla, për mbështetjen financiare të sipërmarrjes së grave dhe për subvencionimin e zejtarëve, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai u bëri thirrje të gjitha kompanive mikro dhe të vogla, zejtarëve dhe grave sipërmarrëse të përdorin mbështetjen financiare të ofruar nga Ministria e Ekonomisë.
Thirrja publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla parashikon mbështetje financiare për subvencionimin e 50 për qind të shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave dhe për panele fotovoltaike.
Gjithsej 30.7 milionë denarë janë siguruar për këtë qëllim, ndërsa mbështetja financiare për aplikant nuk mund të kalojë 400,000 denarë.
Nëse kompania udhëhiqet ose themelohet nga një grua, atëherë subvencioni rritet me 10 për qind.
Afati i fundit për aplikim është 16 prill, 2021. Thirrja publike mund të gjendet në linkun në vijim: https://www.economy.gov.mk/doc/2916 .
Thirrja publike për subvencione për të mbështetur sipërmarrjen e grave siguron mbështetje financiare për të bashkëfinancuar 80% të shpenzimeve të kompanive që janë 50% në pronësi ose që udhëhiqen nga gratë për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve, rregullimin, përmirësimin e ambienteve të biznesit dhe prezantimin e zgjidhjeve softuerike.
Për këtë program janë siguruar gjithsej 4 milion denarë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për aplikant është 400.000 denarë.
Afati i fundit për aplikim është 30 prill 2021 Thirrja publike mund të gjendet në linkun në vijim: https://www.economy.gov.mk/doc/2917 .
