Ministria e Ekonomisë, mbështetje për zejtarët/ 40% të shpenzimeve deri në 200 mijë denarë

TË FUNDIT

Ministria e Ekonomisë dhe e punës ka shpallur thirrje publike për mbështetje të zejtarëve, me të cilën do të subvencionohen 40% të shpenzimeve të dëshmuara.

Ministri Durmishi tregoi se janë parashikuar mjete në vlerë prej 6 milionë e 500 mijë denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, me të cilat do të subvencionohen shpenzimet e dëshmuara që zejtarët i kanë bërë në vitin 2023-2024.

Afati i fundit për aplikim për subvencioneve është 1 tetor 2024, ndërsa detajet dhe dokumentet e nevojshme që duhen t’i dorëzojnë për të aplikuar gjenden në ueb-faqen e ministrisë.