Ministria e Ekonomisë i propozon Qeverisë të shfuqizojë rrymën e subvencionuar për industrinë ushqimore

TË FUNDIT

Ministria e ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri Propozim-vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore. Siç njoftoi Ministria e ekonomisë, sipas analizave të tyre, një numër i madh i kompanive që shfrytëzuan energjinë elektrike të subvencionuar me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë ushqimore. Në bazë të analizave dhe të dhënave nga Inspektorati shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së ekonomisë është që të shfuqizohet masa për të gjitha kompanitë e sektorit ushqimor. Qëllimi i kësaj mase, siç njoftojnë nga kjo Ministri, ishte që kompanitë nga sektori ushqimor të ulin çmimet e produkteve ushqimore bazë.