Ministri turk i Mbrojtjes do të vizitojë Kosovën dhe BeH

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), ndërsa më pas edhe Kosovën.

Vizita e parë e ministrit Akar do të jetë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë.

Më pas, ministri ministri turk do të vizitojë Kosovën, ku do të pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

Akar parashikohet që të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe të pritet në një takim nga presidentja Vjosa Osmani. Gjithashtu Akar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe personelin me detyrë në Kryesinë e Delegacionit Përfaqësues turk.