Ministri rus thotë se qëllimi është çmilitarizimi i Ukrainës

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sapo u është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media.

Ai përsërit linjën e Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë, transmeton rtv21.tv.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkupton se vendi nuk mund të quhet demokratik.

Më pas ai bën pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend./21Media