Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë sot viziton Kosovën

TË FUNDIT


Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet në takim nga Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

Fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takimin kokë më kokë , e më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Nga ministria kanë njoftuar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kroacisë.

Po ashtu pritet që të dy ministrat të adresohen para medieve.