Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi botës që të “veprojë menjëherë” ndaj Rusisë.
Në një postim në Twitter të enjten në mëngjes, Kuleba shkroi:
“Bota duhet të veprojë menjëherë. E ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik. Lista e detyrave:
1. Sanksione shkatërruese ndaj Rusisë TANI.
2. Izoloni plotësisht Rusinë me të gjitha mjetet, në të gjitha format
3. Armë, pajisje për Ukrainën
4. Ndihmë financiare
5. Ndihma humanitare”, shkroi ai.
