Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 31 gusht 2021 në Shkup, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Greqia Nikos Dendijas, i cili vjen në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, është në periudhë të rëndësishme kur rrethanat në rajon dhe krizat globale kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët midis dy vendeve fqinje, me çka konfirmohet dhe avancohet partneriteti strategjik.
Është paraparë që Ministrat të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale, në këtë kontekst avancimi në zhvillimin e partneritetit strategjik, ngjarjet në rajon, veçanërisht në aspekt të proceseve të tija integruese, si dhe në ngjarjet tjera nëpër botë, veçanërisht duke iu referuar angazhimeve të fundit në luftën kundër pandemisë dhe situatën në Afganistan.
Në pjesën e bashkëpunimit bilateral, fokusi pritet të vendoset në dinamikën intensive në takimet në nivel më të lartë, avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe gjendjen kontraktuale, e cila pason me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Do të bisedohet edhe për aktivitetet e zbatuara në përputhje e Marrëveshjen, si nga ana e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga ana e Greqisë.
Gjatë vizitës , Ministri Dendijas do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë.
