Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Jepe Kofod sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni që Kofod do ta vizitojë, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nikoqir i tij do të jetë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në agjendën e bisedimeve, siç njofton MPJ-ja, do të jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, temat aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, siguria, para së gjithash situatat në Afganistan dhe angazhimet e shteteve tona për ta ndihmuar popullatën civile të rrezikuar, si dhe marrëdhëniet bilaterale të të dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
