Ministri i Brendshëm ukrainas Arsen Avakov, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2014, sot dha dorëheqjen papritur pa dhënë një shpjegim për një veprim të tillë.
Gjatë mandatit të tij, kishte shumë ankesa për brutalitetin e policisë. Protestat kundër Avakov u organizuan shpesh në Kiev, megjithëse ai mohoi përfshirjen në ndonjë akt të paligjshëm.
Dorëheqja e tij duhet të miratohet nga Parlamenti, gjë që mund të ndodhë të enjten, shkruan Blumberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka emëruar Denis Monastirski, anëtar të partisë së tij, për të zëvendësuar Avakovin.
