Më shumë se 250 mjekë specialistë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, BeH, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Turqia dhe Kosova dhe nga vendi jonë morën pjesë në punën e Kongresit ballkanik të urologëve, që pas tridhjetë dekadave ndërprerje përsëri mbahet në Ohër, në organizim të Shoqatës së Urologëve të Maqedonisë.
Para pjesëmarrësve në tubimin shkencor fjalim pati edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili e shfrytëzoi mundësinë që para urologëve nga rajoni të theksojë disa projekte të zbatuara nga ana e kësaj ministrie në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjes së pacientëve.
Ai i theksoi edhe investimet në programet për sëmundje të rralla, me buxhet gati të dyfishuar, pesë molekula të reja, të gjithë pacientët e vendosur në listën e pritjes.
Ai përkujtoi edhe rritjen e vazhdueshme të pagave të punëtorëve të mjekësisë, pas rritjes së vitit të kaluar të pagave dhe mjeteve për kujdestari dhe punën e natës, duke paralajmëruar realizimin e 100.000 denarë pagë të premtuar për mjekët specialistë në vitin 2020.
