Ministri Demolli në Samitin Evropian të Mbrojtjes në Bruksel

TË FUNDIT

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u nis sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të II-të Evropian të Mbrojtjes, që do të zhvilloi punimet nesër e pasnesër të vitit në vazhdim, organizuar nga konferenca për Siguri e Mynihut.

Ministri Haki Demolli është i ftuar që të jetë pjesë e konferencës në mesin e 200 vendim-marrësve nga politika, forcat e armatosura dhe komuniteti i biznesit, të cilët do të mblidhen në kryeqytetin e Evropës për të diskutuar të ardhmen e mbrojtjes evropiane kundër shfaqjes së krizave në Evropë dhe përreth saj.

“Ambasadori Ëolfgang Ischinger do të kryesoj punimet e Konferencës në të cilën do tëtrajtohet edhe çështja seku qëndrojnë politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë, në dritën e konfliktit në Ukrainë, luftën në Siri dhe gjithashtu krizën e refugjatëve dhe sfida të tjera.Në Bruksel do të analizohet edhegjendja aktualenë lidhje me zbatimin e vendimeve të rëndësishme ekzistuese NATO-s dhe BE-së,si dhe cilat iniciativa janë të domosdoshme për të arritur synimin e integrimit ekonomik dhe ushtarak në sektorin e mbrojtjes dhe se a duhet Evropa ti ridefinoi prioritetet e saj strategjike”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së FSK-së.

Ministri i ministrisë për FSK, Haki Demolli në punimet e konferencës është i shoqëruar nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj dhe Atasheu ushtarak i FSK-së, i akredituar për vendet e Beneluksit, nënkolonel Ahmet Ajeti