Ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jakub Kulhanek ka porositur, se nuk duhet të ketë më shtyrje të procesit të nisjes së negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Ka deklaruar, se vizita e tre ministrave të Jashtëm të Sllovenisë, Austrisë dhe Çekisë, ka për qëllim të tregojë mirënjohje, për siç thotë, përkushtimin e vendit tonë në përmbushjen e kushteve të paracaktuara nga BE-ja.
“Ka për qëllim të dërgojë porosi të qartë dhe të zëshme, se seriozisht e vlerësojmë përkushtimin për përmbushjen e kushteve për nisjen e negociatave… dhe ky proces, gjatë kohë po vonohet… Ne si ministra nga Sllovenia, Austria dhe Çekia e mbështesim përkushtimin portugez për këtë proces. Nuk duhet të ketë shtyrje të tjera”, tha Kulhanek, transmeton TV21.
Për kontestin me Bullgarinë ka deklaruar, se:
“Nuk është fer, dhe nuk është i dejtë. Ky problem bilateral do të zgjidhet me kohë”.
