Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë në Maqedoni, ku së bashku me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi është njohur nga afër me pasojat shkatërrimtare të përmbytjeve të fundit. Ministri Bushati i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave në Shipkovicë dhe Reçicë të Madhe, si dhe ka shprehur mbështetje për projektet e kryetares Arifi, për një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone./21Media
