Ministri austriak: Çështjet bilaterale nuk duhet ta bllokojnë zgjerimin e BE-së

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Aleksander Sçalenberg ka porositur, se çështjet bilaterale në Ballkan, nuk duhet ta bllokojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Çështjet bilaterale nuk duhet ta bllokojnë procesin e zgjerimit”, tha ai në Shkup, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar, se qëllimi i Austrisë dhe i kryesimit të ardhshëm, “Është të ju mbajmë të fortë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Ka mbështetur lartë kryesimin aktual portugez në zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, dhe ka premtuar, se e njëjta do të ndodh edhe gjatë kryesimit të ardhshëm slloven.