Ministri amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale Aleks Azar mbrëmë dha dorëheqje, duke vlerësuar se sulmi i javës së kaluar ndaj Kongresit ishte sulm ndaj demokracisë dhe se “mund ta njollosë trashëgiminë e administratës” së Trampit.
Azar në dorëheqjen e dorëzuar më 12 janar presidentit në largim Donald Tramp i përmendi edhe sukseset e administratës, në mesin e të cilave edhe zhvillimin e shpejtë të vaksinës dhe terapisë kundër Kovid-19.
Ai shfaqi shqetësim edhe për shkak të zërave të pabaza të Trampit për mashtrim në zgjedhje në zgjedhjet presidenciale.
“Sulmet ndaj Kapitoll Hill ishin sulme ndaj demokracisë sonë dhe ndaj traditës për proces paqësor të pushtetit”, theksoi Azar në dorëheqje.
Ai do të mbetet në funksion deri në marrjen e detyrës së presidentit të ri amerikan Xho Bajden.
