Pesë ministrat e BDI-së në faqet e tyre në facebook postuan fotografi me nënshkrimet e dorëheqjeve të cilat do të hyjnë në fuqi ditën kur do tw votohen ndryshimet kushtetuese, respektivisht nëse opozita maqedonase voton pro. Dorëheqje paralajmëroi edhe kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
“Po, rrjedhimisht nëse të gjithë shkojnë pse do të insistoja unë të rrijë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
E nga LSDM thonë se janë plotësuar të gjitha kushtet e opozitës maqedonase që të votohen ndryshimet kushtetuese.
“Dhe t’i vihet fund tezës “Një popull, dy shtete” i cili me dekada e promovojnë qendra të caktuara të huaja. Mickoski ka shansën që të paktën një herë të radhitet në anën e interesave shtetërore dhe kombëtare”m thonë nga LSDM.
Mirëpo për kryetarin e VMRO-DPMNE-së dorëheqjet janë vetëm plan për blerje kohe dhe shpërqendrim sepse sipas tij rregullimet ligjore të vendit nuk parashohin një procedurë të tillë.
“Plani i Qeverisë është si të arrijnë në zgjedhje të rregullta, respektivisht se si edhe disa muaj më shumë të qëndrojnë në pozicionet që kanë, të mund të vjedhin edhe pak atë që mund ta vjedhin dhe ky është thelbi. Nuk ekziston tjetër plan, sepse gjithçka që shohim ndërsa ndodh në bazë ditore është që të blihet kohë dhe të bëhet diçka që të mund ti shtyjnë zgjedhjet edhe për disa muaj”, dekalroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe, që BDI të shkojë në opozitë ishte një ndër kërkesat që doli nga takimi i liderëve mes Kovaçevskit dhe Mickoskit si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
