Ministeriali i Evropës Juglindore, Igli Hasani: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së!

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mbajti fjalën e tij në ministerialin e Evropës Juglindore, që zhvillohet në Tiranë.

Hasani deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE dhe synim mbetet anëtarësimi brenda 2030.

“Me hapjen e katër grup-kapitujve të negociatave, Shqipëria është në rrugën e duhur dhe tërësisht e përkushtuar për të avancuar procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Objektivi ynë është ambicioz, por i arritshëm: të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025 dhe të përmbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027. Po punojmë me vendosmëri që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim të plotë para fundit të kësaj dekade”, tha Igli Hasani – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.