Minierat: Vazhdon puna e operatorëve ilegalë!

TË FUNDIT

Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), vetëm vitin e kaluar ka lëshuar mbi 70 kallëzime penale ndaj operimeve ilegale në sektorin minerar. Përfaqësues nga ky komision konsiderojnë se nga këto veprime përveç dëmtimit të ambientit , këto veprime shkaktojnë borxhe ndaj shtetit dhe ndikojnë në performancën e KPMM-së.

Po ashtu Kemajl Zeqiri, anëtar i bordit të KPMM-së, tha se janë të pakënaqur me punën e gjyqësorit. Për këto probleme si ky komision ka organizuar sot një punëtori, ku të ftuar ishin të gjitha institucionet relevante, por që nuk ishin prezent edhe ata të Këshillit Gjyqësor.

“Të them të drejtën ne si KPMM nuk jemi të kënaqur me aktivitetet e gjyqësorit . Kjo u tha gjatë zhvillimit të punimeve të punëtorisë, kemi shumë lëndë që janë ende të pazgjidhura në gjykata. Kjo na krijon pastaj probleme sepse ju e dini që aty janë shqiptuar disa kallëzime penale edhe qëndrojnë sikurse borxhe ndaj KPMM-së dhe na e rrit në njëfarë forme edhe bilancin e borxheve. Që në një forme na e qet edhe përformancën e dobët si Komision i pavarur pa fajin tonë”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se janë mbi 70 raste të evidentuara si operime ilegale e që kanë shkaktuar dëme të mëdha .

“Shifrat janë relative dhe lëvizin. Diku vitin 2014 kanë qenë të evidentuara rreth 70 ose përmbi 70 operime ilegale të gjitha këtyre inspektorati i minierave në KPMM i ka evidentuar ju ka lëshuar kallëzim penal dhe lënda është procedua për në prokurorinë. Siç u tha edhe nga pjesëmarrësit dëmet janë të shumëfishta duke u nisur nga dëmet ekonomike për shkak se këta operator ilegal nuk i kryejnë obligimet normal shtetërore që janë të taksave do të thotë i dëmtojnë edhe bizneset tjera legale apo që kanë licenca. Duke krijuar një konkurrencë jo lojale në aspektin tjetër kemi dëmtim do të thotë mjedisor, degradim të ambient it jetësor ku jetojmë”, tha Zeqiri.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka organizuar një punëtori lidhur me planin e veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale në sektorin minerar. Këtu ishin të thirrura të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës , që pjesa më e madhe e këtyre institucioneve janë përgjigjur pozitivisht dhe kanë marrë pjesë aktive në këtë planë të veprimit .Por kishte munguar përfaqësuesi nga Këshilli Gjyqësor, e mos pjesëmarrja e tyre nga të pranishmit u cilësua si një hendikep./kp/