Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në konferencën e sotme për shtyp i sygjeroi kryeministrit Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorëv të tij që të sigurojnë tranzicion të qetë të pushtetit, shkruan TV21.
“Koha e Zoran Zaevit ka kaluar dhe ne nuk na intereson se çfarë do të ndodhë në LSDM, është punë e tyre, por çfarë do të ndodhë në Kuvend do ta shohë nesër Qeveria e Zaev që është në dorëheqje, do t’i votohet mosbesim. I sugjerojë Zaevit, kryeministrit në largim, si dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt që të bëhen gati për tranzicion të qetë të pushtetit”, tha mes tjerash Milloshoski.
