Milloshoski: Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive

TË FUNDIT

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në emisionin “10 Minuta” në TV21, foli edhe për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Thotë se dorëheqja është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet sepse ka ndodhur një fatëkeqësi e madhe shëndetësore.


“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, tha Milloshoski në emisionin “10 Minuta” në TV21.