Millanov: Akuza për veprën penale “Terrorizëm” ka qenë e gabuar që nga fillimi i procesit gjyqësorë!

TË FUNDIT

Në ditën e dytë të seancës për rastin “Lagja e Trimave”, po dëgjohen ankesat e të dënuarve, avokati Elenko Millanov tha se akuza për veprën penale Terrorizëm ka qenë e gabuar që nga fillimi i procesit gjyqësorë. Millanov tha se Prokuroria Publike është dashur të ngrit aktakuzë në bazë të fakteve dhe jo emocioneve.

Në aksionin më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave”, mori jetën e 18 personave, tetë nga forcat e sigurisë së shtetit dhe dhjetë persona nga i ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës”, por sipas avokatit Millanov, tha se i ashtuquajturi “Grupi i Kumanovës”, nuk ka ushtruar terror më parë duke mohuar edhe uzurpimin e stacionit policor në Goshincë me arsyetimin se nuk është shkrepur asnjë plumb.

Në seancën e sotshme janë të pranishëm edhe katër të liruarit si të pafajshëm nga Gjykata Penale, ndërsa mungojnë të dënuarit nga “Lagja e Trimave”, në seancën e sotme përfaqësohen nga avokatët e tyre.