Miliona evropianë nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime

TË FUNDIT

Mbi 38 milionë qytetarë evropianë nuk janë në gjendje të përballojnë pushimet e një jave.

Është ky studimi i kryer nga Konfederata Evropiane e Sindikatave (ETUC) për vitin 2020, sipas së cilës, 8% e popullsisë së BE-së nuk përballonin dot pushimet.

Rumunët, grekët dhe lituanezët ishin më të prekurit, me më shumë se 40% të popullsisë, ndërsa në Austri, Danimarkë dhe Finlandë vetëm rreth 7% nuk ​​mund të përballonin pushimet, shkruan Euronews.

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e ETUC, Esther Lynch tha se nevojiten kushte më të mira pune tani për të shmangur pakënaqësi në dimër.

“Ka një frikë të vërtetë mes punëtorëve për të përballuar jetesën, për sa i përket qirasë, për sa i përket ushqimit dhe gjërat elementare, të tilla si mundësia për të përballuar një pushim me familjen,” tha ajo.

Me inflacionin dhe faturat që vazhdojnë të rriten me një normë shqetësuese, ETUC thotë se gjërat do të përkeqësohen për qytetarët evropianë të shtresës së mesme, nëse nuk ndërmerren veprime së shpejti.