Miley Cyrus i ka dhënë fund lidhjes 5-mujore me Patrick Schwarzenegger dhe shkak për këtë duket se është bërë ish-i i saj, Liam Hemsworth.
Sipas tabloidëve në SHBA mendohet se mund të ketë një rikthim mes aktorit dhe këngëtares 22 vjeçare.
“Liam është vetëm dhe gjithmonë ka qënë i dashuruar me Miley. Ai ka nisur t’i shkruajë asaj që javën e kaluar” – ka thënë një burim i afërt i aktorit për “New York Daily News”.
Liam mendohet se është frymëzimi për hitin “Wrecking Ball” të Miley dhe duket se gjërat nuk kanë përfunduar për ish-çiftin e famshëm, të cilët nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin në 2009 . (BW)
