Milanov për paraburgimin e Bekteshit: Nëse do të donte të ikte, do ta bënte atë, por vetë është paraqitur në polici!

TË FUNDIT

Avokati i ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Elenko Milanov në një intervistë për TV21 i ka potencuar shkaqet për shkak të cilat sipas tij i është parashtruar paraburgimi Bekteshit.


Siç thotë, sikur Bekteshi do të donte të ikte, menjëherë do ta bënte atë, por ai vetë është paraqitur në Stacion Policor.

“Ekziston fakt i pakontestueshëm se Bekteshi në bazë të thirrjes telefonike është paraqitur vetë në Stacionin Policor, që do të thotë se nëse ai do të donte të ikte, do ta bënte atë sepse në emër të tij, në atë moment, tashmë qarkullonte si ish ministër i Ekonomisë dhe mund të dyshonte. Por nuk ka menduar, ka shkuar në Stacion”, tha Milanov.

Si arsye të dytë, avokati e paraqet edhe faktin që Bekteshi nuk do të mund të ndikonte ndaj të dëshmitarëve, sepse ai asnjëherë nuk ka qenë në këtë qytet (Koçan).

“E dyta është që të ndikojë ndaj dëshmitarëve apo ekspertëve, të cilët janë të përfshirë apo janë të njoftuar me rastin. Në darkën e mbrëmjes e kam pyetur Bekteshin se nëse ndonjëherë në jetën e tij ka qenë në qytetin Koçan, për çfarë kam marrë përgjigje negative. Pra, si do të mund të ndikojë te kushdo qoftë, i cili do të mund të ishte dëshmitarë i këtij rasti dhe kësaj çfarë ka ndodhur”, tha Milanov.