Milani triumfoi ndaj Romës, mbetet ndjekësi i vetëm i Interit

TË FUNDIT

Milani ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në kampionat duke e mposhtur Romën ne rezultat 2-1, ndeshje kjo e cila është zhvilluar të dielën në stadiumin “Olimpico”.

Kjo fitore vjen pas dy humbjeve radhazi të Milanit kundër Speciaz dhe Interit duke qëndruar kështu në vendin e dytë me katër me katër pikë prapa Interit që mban vendin e parë.

Goli i parë për Milanin është shënuar në fund të pjesës së parë, kur Frank Kessie ka realizuar në minutën e 43’ nga penalltia.

Më të filluar pjesa e dytë, Roma ka barazuar rezultatin me golin e Veretout në minutën e 50’, por reagimi i “rossonerëve” ishte i shpejtë dhe Ante Rebic e ka rikthyer epërsinë në 2-1 me golin e tij në minutën e 58’.

Kështu Milani tani ka 52 pikë, kurse Roma renditet në vendin e pestë me gjithsejtë 44 pikë të grumbulluara.