Milani i bën ofertë zyrtare mesfushorit Ardon Jashari

TË FUNDIT

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare është i interesuar për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, transmeton TV21. Sipas Milanreports klubi italian tashmë i ka dërguar ofertë zyrtare Club Brugge. Oferta është për 25 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse. Tutje siç raporton Milanreports klubi belg nuk është i impresionuar nga oferta, pasi po kërkon më shumë për të lënë talentin e tyre të largohet. Përveç kësaj, ka disa klube të përfshira në garën për Jasharin, përfshirë ato nga Anglia.