Skuadra italiane ka kontaktuar agjentin e 20-vjeçarit
Skuadra italiane ka kontaktuar agjentin e 20-vjeçarit
Drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një mesfushori. Rosonerët janë të interesuar për mesfushorin e Benficës, Gedson Fernandes dhe menjëherë kanë pyetur për çmimin e tij, sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio.
Skuadra italiane ka kontaktuar agjentin e 20 vjeçarit të premten dhe janë informuar se Benfica e vlerëson lojtarin 30 milionë euro.
Ndërkaq, drejtuesit e Milanit tanimë duhet të vendosin nëse do të shpenzojnë një shumë të tillë për një mesfushorë, apo do të rikthehen në kërkim të një mbrojtësi.
