Mijëra njerëz në pritje, kampionët argjentinas mbërrijnë në shtëpi (VIDEO)

TË FUNDIT

Futbollistët e Argjentinës mbërritën në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të së martës.

Mijëra persona ishin rreshtuar nëpër rrugë dhe brohoritën kthimin në shtëpi të kampionëve të rinj të botës.

Kapiteni Lionel Mesi doli i pari nga avioni, duke mbajtur lart trofeun e artë. Më pas doli edhe pjesa tjetër e ekipit teksa para tyre ndodheshin gazetarë, zyrtarë dhe një grup muzikor.

Dhjetëra mijëra njerëz valëvitën flamurin argjentinas dhe ndezën fishekzjarre gjatë natës.