Mijallkov nuk mund ta lëshojë shtetin, vlerëson Ruskovska

TË FUNDIT

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska ka deklaruar se i akuzuari në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov nuk ka mundësi ta lëshojë shtetin.

Kjo sipas asaj, sepse i është marrë pasaporta. Por, e pyetur se a ka Mijallkovi pasaporte çeke dhe kroate, ajo tha se nuk ka informacione të tilla.

“Nuk jam e informuar se ka pasaporta të tjera, sepse lëndët që janë kundër tij janë nga ish Prokuroria Publike Speciale, kështu që për dokumentin e udhëtimin e Maqedonisë së Veriut e di, por se a ka dokumente të tjera të udhëtimit, për këtë duhet të pyeten kolegët e ish PPS-së. E di se kur ka qenë në paraburgim, dhe më pas në arrest shtëpiak, atij iu morën dy dokumente të udhëtimit, maqedonase dhe bullgare, por se a ka Sasho Mijallkov edhe ndonjë dokument tjetër, për këtë nuk jam e nformuar”, tha Ruskovska në “Utrinski Brifing”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi organet e rendit nuk kanë arritur ta gjejnë Mijallkovin, që të njëjtir t’i jepet masa e shqiptuar për arrest shtëpiak me mbikëqyrje 24 orë për t’u siguruar prezenca e tij në shpalljen e aktvendimit të “Target-Fortesa”./TV21