Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër, bëri atë që ishte e pashmangshme – tha Zoran Zaev

TË FUNDIT

Sasho Mijalkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe bëri atë që ishte opsioni i tij i pashmangshëm, ai raportoi në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe kështu siguroi paraburgimin e tij- theksoi kryeminsitri Zaev.

Zaev shtoi se mobilizimi i shpejtë i institucioneve eliminoi të gjitha mundësit që ai të largohet nga vendi dhe për këtë sukses kontribuuan ministritë përkatëse, institucionet, gjykata, prokuroria dhe si rezultat u shmangën rreziqe të reja të mundshme.

Gjykata dhe Prokuroria, nuk duhet ta konsiderojnë raportin e tij si një rrethanë lehtësuese, as në këtë dhe as në ndonjë rast tjetër, sepse nuk duhet harruar se ai nuk ishte në dispozicion për autoritetet gjyqësore dhe policinë, shtoi Zaev.